Rreth Albania Rental
Albania Rental është kompani vendase e makinave me qira në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (Rinas). Jemi kompani e regjistruar në Shqipëri që nga 2023 dhe punojmë vetëm në aeroport: nuk kemi zyrë në qytet dhe as furgon transferimi.
Si punojmë
- Makinën e merr te parkingu i terminalit, brenda aeroportit, sapo del nga mbërritjet. Parkimin e paguajmë ne, në marrje dhe në kthim.
- Dorëzim dhe kthim 24 orë në ditë. Nëse avioni vonohet, të presim; nëse ndryshon fluturimin, e ndryshojmë orën pa pagesë.
- Në kthim të pret gjithmonë dikush nga ne te parkingu.
- Çdo rezervim e konfirmojmë në WhatsApp brenda 30 minutash. Dorëzim në Tiranë bëhet me marrëveshje.
Gjithçka e përfshirë, një çmim
- Një çmim i vetëm, me TVSH, pa shtesa në sportel.
- Kasko pa pjesëmarrje në dëm në Shqipëri dhe Kosovë, sipas kushteve.
- Shofer i dytë, karrige për fëmijë dhe kalimi i kufirit për Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi të përfshira.
- Pa depozitë dhe pa kartë krediti. Paguan në marrje, cash ose me kartë (Visa, Mastercard), pa komision për kartën.
Makinat
Makina të vogla, sedan, SUV dhe 7-vendëshe, me marshe manuale ose automatike. Makinat dhe çmimin e plotë për datat e tua i sheh te faqja kryesore.
Komentet
Lexo çfarë shkruajnë klientët tanë në Google dhe në Trustpilot.
Të dhënat e kompanisë
- Kompania: Albania Rental shpk
- NIPT: M32302050E
- E regjistruar në Shqipëri: 2023
- Adresa: Tirana International Airport, Rinas 1504, Albania
- Telefon dhe WhatsApp: +355 69 662 0066
- Email: info@albania-rental.com